Përplasen dy automjete në Vlorë, shkak shpejtësia tej normave

Nga Edi Ruçi
5 Dhjetor 2025, 13:08 | Kronikë

Përplasen dy automjete në Vlorë, shkak shpejtësia tej

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident ne hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër.

Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim.

Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos