
Gjykata e Posaçme shtyn për më 12 dhjetor procesin gjyqësor të shqyrtimit paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve, shkruan A2 CNN. Gjatë parashtrimeve në seancë, avokati i ish-deputetes Klotilda Bushka ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj saj.
Gjatë seancës së sotme avokatët e Veliajt shtruan për diskutim momentin procedural dhe të drejtën që ka klienti i tyre në këtë fazë të procedimit për kërkesën për gjykim të shkurtuar. Sipas tyre, për sa kohë Veliaj nuk është njohur me aktet s'ka se si të vendosë nëse do të gjykohet me gjykim të shkurtuar apo të zakonshëm.
(A2 Televizion)