Makina përplas për vdekje këmbësorin në Shkodër

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2025, 11:03 | Kronikë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Shkodër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”. Policia njofton se automjeti me drejtuese një 24 vjeçare, ka përplasur këmbësorin.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën 81-vjeçari Ragip Cenaj. Ndërsa Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, 24-vjeçaren Sara Selgjekaj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos