
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak momente më parë në Pogradec, në aksin Pogradec–Tushemisht.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur pesë persona, shkruan A2.
Tre prej të dëmtuarve, anëtarë të së njëjtës familje nga Korça, udhëtonin me njërin prej mjeteve dhe për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore po transportohen drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.
Dy personat e tjerë, që ndodheshin në makinën tjetër, janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Pogradecit.
Sipas burimeve pranë policisë, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë automjeti tip “Benz”, ku udhëtonte familja me tre anëtarë, i cili dyshohet se i ka prerë rrugën mjetit tjetër në kryqëzim.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)