Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë-Qarri–Ersekë, flakët përfshijnë edhe kullotat

Nga Artin Halili
16 Gusht 2026, 16:12 | Kronikë

Digjet plotësisht një automjet në rrugën

Një automjet është djegur plotësisht në rrugën e re Qafë-Qarri–Ersekë. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar dëmtime.

Gjatë përfshirjes së automjetit nga flakët, zjarri ka kaluar në anën tjetër të rrugës, duke përfshirë më shumë se 4 hektarë bimësi të ulët dhe kullota.

Dy mjete të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Kolonjë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, në një zonë ku kalon edhe linja e tensionit të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos