
Gjykata e Posaçme shtyu për datën 27 prill, ora 13:30, seancën gjyqësore ndaj ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Ahmetaj akuzohet për "shpërdorim të detyrës" në dosjen "Buka sha", shkruan A2.
Shkak i shtyrjes ishte mungesa e avokatit të Ahmetajt.
Përmes një e-mail, mbrojtësi ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi në Shkollën e Magjistraturës. (A2 Televizion)