Ndërron jetë në spital i dënuari me burgim të përjetshëm, ja detajet paraprake

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 13:51 | Kronikë

Ndërron jetë në spital i dënuari me burgim të

Një i dënuar me burgim të përjetshëm, i identifikuar si Hysni Repaj, ka ndërruar jetë në Spitalin e Korçës. 64-vjeçari ka pësuar arrest kardiak respirator duke humbur jetën pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Sot, më datë 30.03.2026, rreth orës 09:40, është shoqëruar me urgjencë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë i dënuari me burgim të përjetshëm, Hysni Qamil Repaj, i datëlindjes 15.01.1962, lindur dhe banues në Shkodër. I dënuari vuante dënimin për veprat penale “Vrasje me dashje në lidhje me një krim tjetër” dhe “Armëmbajtje pa leje”, të parashikuara nga nenet 77 dhe 278 të Kodit Penal. Gjatë vuajtjes së dënimit, ai është trajtuar edhe për probleme të shëndetit mendor nga mjeku psikiatër”, thuhet në njoftim.

Në konsultën e kryer sot nga mjeku i institucionit, Pajtim Hoxhaj, u konstatua përmes oksimetrit se të rrahurat e zemrës ishin të ulëta (bradikardi). Për këtë arsye, i dënuari u dërgua urgjentisht në shërbimin e urgjencës së Spitalit Rajonal Korçë për vlerësim të mëtejshëm nga mjekët specialistë. Gjatë procedurave të ekzaminimit në këtë spital, gjendja shëndetësore e të dënuarit u përkeqësua, duke përfunduar në arrest kardiak respirator. Pavarësisht ndërhyrjes dhe ndihmës mjekësore të dhënë, ai nuk arriti të rikthehej në jetë, duke rezultuar në humbjen e jetës. Janë njoftuar Prokuroria dhe SHKKB”, vijon njoftimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos