Ndërron jetë në spital një prej të plagosurve në konfliktin e Vlorës, i lënduar edhe i biri

Nga A2 CNN
3 Prill 2026, 16:37 | Kronikë

Ndërron jetë në spital një prej të plagosurve në

Ka ndërruar jetë një prej të plagosurve gjatë konfliktit mes tre personave pasditen e sotme në Vlorë. A2 CNN raporton se 63-vjeçari Ismail Aliaj ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve dhe dëmtimeve të rënda që ka marrë në kokë, fyt dhe fytyrë.

I lënduar ka mbetur edhe djali i tij. Policia është vënë në ndjekje të autorit.

Sipas informacioneve paraprake konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Një muaj më parë, viktimës i është djegur automjeti, por sipas një burimi nga policia, dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ismail Aliaj, së bashku me djalin e tij, kanë zbritur nga makina dhe janë afruar pranë një personi, i cili mbante edhe një fëmijë në krahë.

Më pas, mes tyre ka ndodhur një konflikt fizik, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar 63-vjeçari.

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi B. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos