
Ka ndërruar jetë sot në Reanimacionin Qendror në QSUT, i paraburgosuri Medat Spahiu. A2 CNN raporton se ai ka ndërruar jetë rreth orës 14:10, si pasojë e një embolie pulmonare.
85-vjeçari, banues në Xhafzotaj, Durrës, ishte arrestuar më 14 mars të këtij vitit për tentativë vrasjeje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai ishte trajtuar në disa struktura spitalore për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për ngjarjen janë njoftuar familjarët dhe organet përkatëse, ndërsa procedurat vijojnë.
Deklaratë për media
Rreth orës 14:10, datë 03.04.2026, i paraburgosuri Medat Spahiu ka ndërruar jetë në Reanimacionin Qendror në QSUT, si pasojë e një embolie pulmonare dexter.
I paraburgosuri Medat Spahiu, i datëlindjes 10.04.1935, banues në Xhafzotaj, Durrës ishte arrestuar më datë 14.03.2026 për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë”.
Në datë 17.03.2026, ai ka hyrë në IEVP Durrës nga Komisariati i Policisë Durrës, por është mbajtur nën ruajtje në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës, ku ndodhej i shtruar.
Në datë 19.03.2026, është transferuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, në pavijonin e pneumologjisë, për trajtim të specializuar.
Në datë 31.03.2026, është bërë dalje nga Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është shtruar në QSUNT.
Në orën 22:34 datë 02.04.2026, është shtruar me urgjencë në Reanimacionin Qendror, ku u diagnostikua me emboli pulmonare dexter, hipertension arterial, diabet mellitus, gjendje pas A.V.C. dhe frakturë subtrokanterike sinister.
Po zbatohen procedurat për rastin dhe janë njoftuar organet përkatëse dhe familjarët. (A2 Televizion)