Kanosi me armë dhe i përplasi makinën 33-vjeçarit, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 16:28 | Kronikë

Kanosi me armë dhe i përplasi makinën 33-vjeçarit,

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një konflikti të ndodhur në zonën e Bathores, ku dyshohet se ka kanosur me armë zjarri dhe ka përplasur qëllimisht automjetin e një 33-vjeçari.

Sipas policisë, i riu me inicialet A. E., fillimisht ka përplasur me automjetin e tij makinën që drejtonte shtetasi B. J., 33 vjeç. Më pas, se ka qëlluar në ajër me armë zjarri për ta kanosur.

Ngjarja ka vijuar me përshkallëzim të dhunës, pasi 22-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë zjarri, për motive të dobëta, një 33-vjeçar, dhe i përplasi qëllimisht automjetin, arrestohet 22-vjeçari.

Gjithashtu, i arrestuari dhe shtetas të tjerë, ushtruan dhunë ndaj 33-vjeçarit.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në lagjen “Bathore”, ndërmjet disa shtetasve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan në vendngjarje, për të identifikuar shtetasit përgjegjës dhe për të sqaruar rrethanat.

Si rezultat, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit A. E., 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, fillimisht, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi B. J., 33 vjeç.

Gjithashtu, 22-vjeçari, dyshohet se me qëllim kanosjen e shtetasit B. J., ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, dhe më pas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, e ka goditur me grushte.

Automjeti tip “Range Rover” i 22-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e armës që dyshohet se ka përdorur i arrestuari, si dhe vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos