Ndezën zjarre, arrestohen dy autorë. Procedohen edhe dy të moshuar

Nga A2 CNN
7 Shtator 2026, 10:27 | Kronikë

Ndezën zjarre, arrestohen dy autorë. Procedohen edhe dy të

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar për zjarrvënie.

Në fshatin Eskaj, Lushnjë, u arrestua shtetasi K. B., 60 vjeç, i cili u konstatua duke ndezur qëllimisht zjarr në tokën e marrë me qira prej tij; Në zonën e mbrojtur Divjakë-Karavasta, në fshatin Hasturkas, shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi dyshohet si autor i zjarrvënies në grykëderdhjen e lumit Seman, ku zjarri ka përfshirë bimësi dhe një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllëzuar, pjesë e zonave të mbrojtura, shkruan A2.

Gjithashtu, u proceduan penalisht, për shkak të moshës, dy shtetas, përkatësisht 71 dhe 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në tokat e tyre, në fshatin Varibop, Fier, dhe në fshatin Çërrilë, Mallakastër. Si pasojë e erës së fortë, zjarret kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos