Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari në Maliq

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 09:30 | Kronikë

Ndezi zjarr për të hapur kullotë, arrestohet 26-vjeçari

Policia në Maliq ka vënë në pranga një 26-vjeçar, të cilit i ka dalë jashtë duarsh një zjarr që ka ndezur me qëllim hapjen e kullotave.

Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre në zonë.

“Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin: G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos