Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet penalisht 39-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 12:07 | Kronikë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet

Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Tiranë, pasi një hapësirë të përbashkët midis pallateve në rrugën “Medar Shtylla”, e kishte kthyer në një vendparkim automjetesh.

Hapësira e përbashkët që ishte uzurpuar në mënyrë të paligjshme është liruar nga strukturat e IMT-së dhe policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, ndërhynë në një hapësirë të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla”, e cila ishte zënë pa leje dhe ishte kthyer në një vendparkim automjetesh”, njofton policia.

Në përfundim të veprimeve për rastin, u procedua penalisht shtetasi A. D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, ndërsa automjetet e parkuara në mënyrë të kundërligjshme u tërhoqën me karrotrec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos