Në kërkim nga Italia, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 08:34 | Kronikë

Në kërkim nga Italia, arrestohet në Cërrik 52-vjeçari

Një operacion i Forcës së Posaçme Operacionale ka çuar në pranga një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, për disa vepra penale të rënda.

Operacioni policor, i koduar “Operacionalja 56”, u zhvillua në qytetin e Cërrikut, ku u lokalizua dhe u arrestua shtetasi A. K., 52 vjeç, banues në këtë qytet. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, të cilat kanë lëshuar një urdhër arresti për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”.

Për këto akuza, Kodi Penal i Italisë parashikon një dënim maksimal deri në 15 vite burg.

Ndërkohë, Interpol Tirana ka nisur procedurat e mëtejshme në bashkëpunim me autoritetet italiane, me qëllim ekstradimin e 52-vjeçarit drejt Italisë, ku do të përballet me drejtësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos