Sherr në Vlorë, një i plagosur me kaçavidë

Nga Edi Ruçi
26 Shtator 2025, 10:26 | Kronikë

Sherr në Vlorë, një i plagosur me kaçavidë

Një shtetas është paraqitur pak momente më parë në spitalin rajonal të Vlorës.

Ai raportohet të ketë një plagë në pjesën e krahut. Sipas burimeve të A2CNN brenda spitalit, plaga i është shkaktuar nga një goditje me kaçavidë.

I plagosuri ka marrë ndihmën në spital dhe pritet që të shkojë për kallëzim në komisariatin e Vlorës.

Dy të rinj janë zënë në lagjen “29 Nëntori” dhe një nga të rinjtë ka nxjerrë kaçavidën dhe e ka goditur në krah.

Policia po kërkon autorin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos