
Drejtuesi i automjetit që shtypi për vdekje pasditen e së dielës dhe la të plagosur një tjetër është shfaqur me kokën ulur në sallën e gjyqit kur pritet të jepet masa e sigurisë ndaj tij.
Siç shihet edhe nga pamjet e A2 CNN, Nikoll Radaçi është kokë ulur gjatë momenteve që ështe lejuar filmimi për operatorët.
Nikoll Radaçi do të njihet sot me masën e sigurisë. 57-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur humbi kontrollin e makinës duke përplasur 3 fëmijë, duke lënë të vdekur dy prej tyre dhe duke plagosur rëndë një të tretë në zonën e ish-kënetës në Durrës, shkruan A2.
Pas këtij momenti, Radaçi ka dalë menjëherë prej mjetit “Benz” duke e braktisur makinën dhe duke ikur në mes të lagjes me vrap. Shoferi i dehur nuk ka tentuar t’u japë ndihmën e parë fëmijëve.
Në vendngjarje ndodheshin 4 fëmijë, dy prej të cilëve humbën jetën pas përplasjes, një i tretë u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ndërsa i katërti i shpëtoi mrekullisht aksidentit. (A2 Televizion)