
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. A2 CNN raporton se ajo ishte e shoqëruar nga avokatët e saj.
Mirlinda Karçanaj është nën akuzë nga SPAK për abuzime me tenderët e agjencisë që drejtonte dhe në arrest shtëpie me vendim të GJKKO-së.
Një ditë më parë Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” me masat “detyrim për t’u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-zëvendësdrejtoreshën e AKSHI-t, Hava Delibashi.
Kujtojmë që për dosjen e AKSHI-t janë shpallur në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Sipas SPAK, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka kryer veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike” në kuadër te grupit të strukturuar kriminal.
(A2 Televizion)