Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, policia nis hetimet në Pogradec

Nga Artin Halili
31 Gusht 2026, 16:00 | Kronikë

Vdekja e 37-vjeçares shtatzënë, policia nis hetimet në

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportit nga Pogradeci drejt Tiranës.

Në kuadër të hetimeve është administruar kartela mjekësore e pacientes, si dhe janë marrë deklarimet e personelit mjekësor dhe familjarëve, për verifikimin e të gjitha rrethanave të trajtimit dhe transportimit të saj.

Motra e 37-vjeçares, e cila e shoqëroi gjatë qëndrimit në maternitet, pretendon se ka pasur vonesë në nisjen drejt Tiranës. Ajo kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe drejtësi për motrën e saj.

37-vjeçarja dyshohet se ka pësuar një hemorragji të brendshme, që sipas të dhënave paraprake nuk lidhej me shtatzëninë.

Për përcaktimin e shkakut të vdekjes do të kryhet autopsia mjeko-ligjore, ndërsa rezultatet e saj pritet të ndihmojnë hetuesit për të sqaruar nëse ka pasur apo jo përgjegjësi mënyrën dhe kohën e trajtimit të pacientes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos