Ngjarje e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon prindërit në banesë dhe i kërcënon me mjet prerës

Nga Edi Ruçi
2 Prill 2026, 19:07 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Himarë, 35-vjeçari izolon

Një ngjarje e rëndë familjare është parandaluar në kohë nga Policia e Himarës, ku një 35-vjeçar, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në banesë dy prindërit e tij, duke i kërcënuar me mjet prerës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur negociata intensive me autorin, me qëllim shmangien e një përshkallëzimi të situatës, shkruan A2.

Pas rreth një ore komunikimi, një efektiv policie, ka arritur të krijojë kontakt të drejtpërdrejtë me 35-vjeçarin, duke ndikuar në qetësimin e tij dhe uljen e tensionit.

Në momentin e ndërhyrjes, i riu ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, por reagimi i menjëhershëm i policisë bëri të mundur neutralizimin e tij dhe shmangien e pasojave më të rënda, ndërsa prindërit janë shpëtuar pa lëndime.

35-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal Vlorë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është referuar për trajtim të specializuar në shërbimet psikiatrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos