Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin Cornaredo, në afërsi të Milanos, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu një ndërtesë katërkatëshe, duke shkaktuar vdekjen e një çifti të moshuar. Viktimat janë një burrë 88-vjeçar dhe një grua 82-vjeçare, prindërit e një 55-vjeçari që banonte në të njëjtin pallat.
Flakët u përhapën me shpejtësi në apartamentin e tyre, duke detyruar evakuimin e rreth 40 banorëve. Tetë persona u plagosën dhe u dërguan në spital, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike, shkruan A2 CNN.
Sipas mediave italiane, 17 familje u detyruan të braktisnin godinën, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje ndodhen njësitë e zjarrfikësve nga Corsico dhe brigada hetimore, të cilat po vlerësojnë dëmet dhe po mbledhin provat. (A2 Televizion)