14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë, nëna denoncon: E tallnin shoqet

Nga Artin Halili
4 Tetor 2025, 16:24 | Kronikë

14-vjeçarja hidhet nga kati i tretë, nëna denoncon: E tallnin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës pasditen e së shtunës.

Një vajzë 14-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Sipas policisë, e mitura aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.

Jashtë kamerave, e ëma e vajzës ka denoncuar se e bija është hedhur nga lartësia për shkak të bullizimit nga shoqet.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdiste vajzat. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, është shprehur nëna e vajzës së mitur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos