Dy djemtë e Valbona Selimllarit, Deni dhe Kejni Selimllari, janë arrestuar mëngjesin e së shtunës pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.
21-vjeçari dhe 18-vjeçari, kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit, shkruan A2.
Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.
Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(A2 Televizion)