Goditën policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Nga A2 CNN
4 Tetor 2025, 17:06 | Kronikë

Goditën policin, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj, të moshës 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar pasi kanë goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

Gjithashtu, policia bën me dije se "kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit".

Madje, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos