Për firmat tek "Partizani", Edi Rama dëshmitar tek gjyqi i Sali Berishës

Nga Armand Bajrami
15 Prill 2026, 16:15 | Kronikë

Për firmat tek "Partizani", Edi Rama dëshmitar tek gjyqi i

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të thirret si dëshmitar në procesin gjyqësor të dosjes “Partizani” në Gjykatën e Posaçme, ku të pandehur janë edhe ish-kryeministri, Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Në këtë proces kreu i qeverisë do të pyetet për akte të firmosura prej tij si kryebashkiak i Tiranës gjatë procedurës së privatizimit të ish-kompleksit sportive “Partizani” Thirrja e Ramës si dëshmitar në gjykim u kërkua nga të pandehurit Berisha dhe Malltezi.

Një seancë me herët, SPAK, nuk e refuzoi kërkesën e bërë nga avokatët e tyre, por e la në çmim të gjykatës vendimin. Për shkak se është dëshmitar  mbrojtjes, nuk mund të parashkohet koha se kur do të thirret kryeminstri në gjyq, por kjo do të ndodhë pas të jenë ballafaquar në proces të gjitha provat e kërkuara nga SPAK.  

Gjykata rezervoi të drejtën për t’u shprehur në lidhje me dy video deklaratash publike të kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që sipas mbrojtjes vërtetonin se çështja “Partizani” nuk është ligjore, por politike dhe e nxitur nga kryeministri.

Në seancën e radhës, e caktuar më 30 prill, do të thirren shtatë dëshmitarët e parë të kërkuar nga SPAK. Mes tyre janë edhe deputeti Balla, njëkohësisht kallëzues i çështjes Partizani, si edhe Paro Laçi, Albert Xhani dhe Isa Tare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos