Operacion në Vlorë, sekuestrohen armë dhe drogë, 4 të arrestuar

Nga A2 CNN
1 Gusht 2026, 10:17 | Kronikë

Operacion në Vlorë, sekuestrohen armë dhe drogë, 4 të

Policia e Vlorës ka arrestuar 4 persona dhe ka sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike gjatë dy operacioneve të zhvilluara në Vlorë dhe Sarandë, të koduara "Siguria" dhe "Transportuesit".

Sipas policisë, operacionet janë zhvilluar në kuadër të goditjes së armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pistoletë me fishekë, rreth 5 kilogramë cannabis sativa, një sasi kokaine dhe dy automjete.

Në Vlorë, në kuadër të operacionit "Siguria", u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç. Ai u kap në zonën e Lungomares, ku gjatë kontrollit fizik iu gjetën një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, një sasi kokaine dhe cannabis sativa.

Ndërkohë, në Sarandë u finalizua operacioni "Transportuesit", pas një hetimi trejavor me metoda speciale hetimi. Në pranga ranë tre shtetas: A. N., 31 vjeç, K. J., 26 vjeç dhe A. C., 30 vjeç.

Tre personat u ndaluan në aksin rrugor Nivicë–Sarandë, pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete. Gjatë kontrollit, në njërin prej automjeteve u gjetën rreth 5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos