
Vazhdon të jetë aktiv dhe i fuqishëm zjarri në zonën e Llogarasë, pranë tunelit, ku flakët prej orësh po përfshijnë sipërfaqe me shkurre dhe pyll.
Në terren ndodhen dhjetëra forca zjarrfikëse, efektivë të Ushtrisë dhe struktura të tjera të emergjencave civile, të angazhuara për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, shkruan A2CNN.
Në operacion po marrin pjesë edhe dy helikopterë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve në terrenin e vështirë.
Puna vijon pa ndërprerje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të zjarrit.
(A2 Televizion)