Aksident i rëndë në Fier, dy të plagosur

Nga Çaku Tafa
21 Mars 2025, 20:00 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier-Seman, në fshatin Hoxhare.

Mësohet se një automjet tip “BMW” ka goditur nga pas një karrocë me kafshë. Nga goditja e fortë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili udhëtonte me karrocën.

Të dy janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe rregullimin e trafikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos