Dhunoi partneren dhe e kërcënoi me jetë, arrestohet 45-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Maj 2025, 09:03 | Kronikë

Dhunoi partneren dhe e kërcënoi me jetë, arrestohet

Një 45-vjeçar është arrestuar pasi dhunoi dhe kanosi se do ta vriste bashkëjetuesen e tij.

Në pranga u vu shtetasi me inicialet I.R., i cili mbante pa leje edhe një kallashnikov në banesë, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos