Organizatë kriminale, vjedhje e kalim kufiri, arrestohen në Morinë 3 persona të shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
25 Mars 2026, 10:50 | Kronikë

Organizatë kriminale, vjedhje e kalim kufiri, arrestohen në

Policia kufitare  e Morinës ka vënë në pranga 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas Policisë dy prej tyre u arrestuan me qëllim ekstradimin në Gjermani dhe Kuvajt, ndërsa një tjetër, i dënuar nga Gjykata e Tiranës për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit, u ndalua dhe do t’i kalojë procedurave në Tiranë.

Njoftimi i Policisë

Kapen nga Policia Kufitare e Morinës, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar/kombëtar.  

Strukturat e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, organizuan punën në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe si rezultat, në hyrje të RSh-së, kapën dhe arrestuan/ndaluan 3 shtetas, konkretisht:  

-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.

- U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. ⁠Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve. 

-U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.   

Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos