Paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri, policia e Tiranës nis hetimet

Nga A2 CNN
26 Maj 2025, 09:15 | Kronikë

Paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri, policia e Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Marikaj të Vorës, ku një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Rreth orës 03:30 të datës 26 maj 2025, shtetasi E. A. është paraqitur në spital me një plagë në këmbë, e dyshohet se është shkaktuar brenda banesës së tij.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Gjatë veprimeve të para hetimore, policia ka sekuestruar një armë zjarri tip pushkë, e cila dyshohet të jetë në pronësi të të plagosurit dhe e mbajtur pa leje. Një nga pistat që po hetohet është ajo e vetëplagosjes së mundshme, por nuk përjashtohen as shkaqe të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos