“Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia detaje për aksidentin me dy viktima në Borsh

Nga A2 CNN
31 Korrik 2025, 10:03 | Kronikë

“Shpejtësia shkak i përplasjes” Policia detaje për

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin me dy viktima dhe dy të plagosur  në aksin Borsh-Himarë.

Sipas informacioneve paraprake, një fugon që transportonte peshk dhe në të cilin udhëtonin dy bashkëshortët Kastriot dhe Donika Mehmeti, përkatësisht 62 dhe 54 vjeç, është goditur nga një automjet tip “Mercedes”.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas aksidentit, automjeti është spostuar në drejtim të trotuarit, duke rrezikuar edhe kalimtarët. Bashkëshortët edhe pse kanë qene me rrip sigurimi nuk kanë mundur të mbijetojnë për shkak të goditjes së fortë. Ata janë transportuar drejt morgut të spitalit të Sarandës, shkruan A2 CNN.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e madhe e benzit i cili i ka goditur drejtpërdrejt furgonin.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Mercedes Myfit Qejvanaj edhe ai ka pësuar dëmtime me frakturë në kokë dhe hemoragji dhe është transportuar në spital, ndërsa pasagjeri Petrit Kapllanaj ndodhet nën kujdesin e mjekëve, raporton A2 CNN.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar, ndërkohë që policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e mërkurë në rrugën që të çon në plazhin e Borshit rreth orës 14:20, përgjatë rrugës që lidh fshatin me bregdetin, një segment i frekuentuar si nga banorët, ashtu edhe nga turistët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos