
Vatra e zjarrit në Palasë, e cila shpërtheu pas mesnatës rreth orës 02:00, është drejt vënies nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe mjeteve ajrore.
Gjatë gjithë natës, ekipet e emergjencës kanë punuar në terren për frenimin e përhapjes së flakëve, ndërsa gjatë ditës së sotme në operacion janë angazhuar edhe helikopterë për ndërhyrje nga ajri, shkruan A2CNN.
Falë punës së pandërprerë të forcave zjarrfikëse dhe mbështetjes ajrore, zjarri është izoluar dhe situata po monitorohet për të shmangur riaktivizimin e vatrave të tjera.
(A2 Televizion)