Aksion në Tiranë, policia kontrolle ndaj mjeteve luksoze, sekuestrohet drogë dhe shkopinj bejsbolli

Nga A2 CNN
1 Gusht 2026, 12:14 | Kronikë

Aksion në Tiranë, policia kontrolle ndaj mjeteve luksoze, sekuestrohet

Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle në kryeqytet me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, përfshirë posedimin e lëndëve narkotike, armëmbajtjen pa leje dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Forca e Posaçme Operacionale, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, janë verifikuar automjete dhe shtetas me precedentë kriminalë.

Si rezultat i kontrolleve, policia ka shoqëruar disa persona pasi gjatë verifikimeve iu janë gjetur lëndë narkotike, si dhe sende të ndaluara, përfshirë shkopinj metalikë dhe shkopinj bejsbolli.

Gjithashtu, janë kontrolluar automjete luksoze, mjete të blinduara dhe automjete me xhama të errësuar në kundërshtim me normat e lejuara. Disa mjete janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme, ndërsa janë marrë masa administrative për shkeljet e konstatuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos