Përfshihet nga flakët autobusi i Unazës së Re

Nga Xhensila Kodra
11 Prill 2025, 12:02 | Kronikë

Përfshihet nga flakët autobusi i Unazës së Re

Një autobus i linjës së Unazës së Re është përfshirë sot nga flakët pranë Ministrisë së Jashtme.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik, shkruan A2.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak/Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos