Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2025, 10:39 | Kronikë

Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Korçë

Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Korçë, nga të dhënat e para mësohet se automjeti në pronësi të shtetasit S. G. Ishte i parkuar në lagjen 10 të këtij qytetit. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që mësohet se automjeti është djegur pjesërisht.

Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos