Tritol studios muzikore në Kamëz, ngjarja e 4 me lëndë plasëse brenda një jave

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2024, 10:18 | Kronikë

Tritol studios muzikore në Kamëz, ngjarja e 4 me lëndë

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e së dielës në zonën e Kamzës, fatmirësisht pa shkaktuar dëme apo të lënduar.

Rreth orës 03:30, në rrugën "Arben Broci", në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.

Studio është në pronësi të Astrit Allaraj, teksa mësohet se nuk ka pasur njeri brenda në momentin e ngjarjes.

Sipas burimeve, Allaraj ndodhej tek familjarët në Itali dhe nuk është mundur të merret në pyetje.

Ngjarja e sotme është e katërta brenda kësaj jave ku përdoren lëndë shpërthyese. Dy ditë më parë dy shpërthime me eksploziv u regjistruan në Orikum dhe Tropojë, teksa më herët një sasi lënde plasëse ishte vendosur pranë një bankomati në Krujë, me qëllim për ta dëmtuar dhe për të marrë paratë prej tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos