
Pasditen e djeshme në aksin rrugor Hocisht-Grace në Devoll një drejtues ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në rrugë.
Bashkë me të udhëtonin e dy djem të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime.
Kanë qenë udhëtarët e rastit ata që kanë ndihmuar djemtë të dalin në kohë pasi makina ka marrë flakë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Ka qenë reagimi i shpejtë i forcave zjarrfikëse të Bashkisë Devoll ato që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve ndërsa 3 të rinjtë kanë dalë nga spitali dhe ndodhen në gjendje stabël. (A2 Televizion)