Përmbytje në aksin Tiranë-Durrës, bllokohet rruga, devijohet kalimi

Nga A2 CNN
6 Janar 2026, 09:37 | Kronikë

Përmbytje në aksin Tiranë-Durrës, bllokohet rruga, devijohet

Për shkak të rreshjeve të dendura të shiut të mëngjesit të së martës, Policia e Shtetit njoftoi se është përmbytur një pjesë e aksit të rrugës interurbane Tiranë-Durrës, konkretisht në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit.

Për shkak të pranisë së lartë të ujit, në të dy anët e rrugës, është e pamundur të qarkullohet me makinë në këtë segment, shkruan A2 CNN.

Policia thotë se për të shmangur trafikun dhe aksidentet, do të devijohet lëvizja si më poshtë:

-Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

-Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

“Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve”, tha policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos