Dy të vrarë dhe një i plagosur në Dukagjin, zbardhen emrat, reagon Policia

Nga A2 CNN
23 Gusht 2026, 18:11 | Kronikë

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Dukagjin, zbardhen emrat,

Zbardhen emrat e dy personave që dyshohet se kanë humbur jetën në ngjarjen e rëndë të raportuar në zonën e Dukagjinit, në Shkodër.

Sipas informacioneve për gazetarin e A2CNN, Senad Nikshiqi Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, babë e bir.

Nga të dhënat paraprake, në ngjarje është plagosur edhe Aleks Preka, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të thellë malore të Dukagjinit. 

Ndërkohë, Policia, në reagimin zyrtar, bën me dije se forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P.

Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos