
Një aksident i rëndë detar ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Rënës së Hedhur, në Shëngjin, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Klaus Gjergji, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat po vijojnë ndërhyrjen për nxjerrjen dhe asistimin e personave të përfshirë në aksident.
(A2 Televizion)