Përplaset furgoni që transportonte para në aksin Tepelenë-Përmet

Nga Rigels Malile
31 Tetor 2024, 16:35 | Kronikë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Tepelenë-Përmet. Për pasojë janë lënduar dy pjesëtarë të policisë private që transporton vlera monetare.

A2 CNN mëson se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në kthesën e fshatit Kodër, Bashkia Tepelenë ku furgoni i blinduar i policisë private tip FIAT i ka prerë rrugën fuoristradës tip Range Rover.

Fuoristrada vinte nga Tepelena teksa furgoni i blinduar i preu rrugën. Për pasojë kanë ngelur të lënduar dy pjesëtarë të policisë private, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit të Tepelenës nga ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.

Ne vendngjarje ka shkuar policia rrugore e cila do të vlerësojë rrethanat e ngjarjes dhe të zbulojë shkakun e aksidentit, raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos