Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Nga Çaku Tafa
2 Korrik 2025, 16:57 | Kronikë

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz. Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar drejtori aktual i kompanisë, Hongping Xiao, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, shkruan A2 CNN. Forcat e rendit, të shoqëruara nga një furgon i Tatimeve, janë parë të hyjnë në ambientet e kompanisë gjatë mesditës së sotme.

Burime zyrtare bëjnë me dije se veprimet hetimore vijojnë të jenë aktive, ndërkohë që ende nuk janë dhënë detaje mbi akuzat ndaj të arrestuarve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos