Dyshime se kishte armë zjarri, policia vihet në ndjekje të një automjeti në rrugën “Myslym Shyri”

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 17:34 | Kronikë

Dyshime se kishte armë zjarri, policia vihet në ndjekje të

Policia e Tiranës ka ndjekur dhe ndaluar një automjet të dyshimtë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e një personi, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri, shkruan A2 CNN.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, nëse ka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos