VIDEO| Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së “Astirit”, gjatë ndjekjes nga policia përplasi disa automjete

Nga Xhensila Kodra
2 Korrik 2025, 18:19 | Kronikë

VIDEO

Policia e Tiranës ka ndjekur dhe ndaluar një automjet të dyshimtë në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri.

Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur kapjen e një personi, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri, shkruan A2 CNN.

Personi i arrestuar nga policia mësohet se është Skerdi Sina. Gjatë ndjekjes nga policia, për t’i shpëtuar arrestimit ai përplasi edhe disa mjete të parkuara në rrugë.

Emri i tij nuk është i pa njohur për autoritetet. Në janar të këtij viti ai u shpall në kërkim bashkë me 4 persona të tjerë pasi mbajtën të mbyllur në një banesë të marrë me qira ditore në Astir, një 21 vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos