Përplasja e dy varkave në Koman, 3 të plagosur nisen me helikopter drejt Shkodrës

Nga A2 CNN
19 Gusht 2026, 17:56 | Kronikë

Përplasja e dy varkave në Koman, 3 të plagosur nisen me

Një përplasje mes dy varkash është regjistruar pasditen e sotme në ujërat e Komanit, duke shkaktuar disa të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, tre prej personave të lënduar janë nisur me helikopter drejt Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, personat e tjerë që ndodheshin në dy varkat kanë mundur të dalin në breg, shkruan A2CNN. 

Në total, tetë persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa raportohen jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos