
Rënia nga gomonia rezultoi fatale për një 24-vjeçar i cili humbi jetën pasi u dëmtua rëndë nga helikat e motorit të mjetit lundrues. Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji.
Mësohet se i riu ndodhej në gomone bashkë me dy persona të tjerë ndërsa gjatë lundrimit ra aksidentalisht duke pësuar dëmtime të rënda.
Policia njoftoi se i riu u transportua menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)