Plagoset me armë zjarri i mituri në Tiranë, policia rrethon zonën

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 21:41 | Kronikë

Plagoset me armë zjarri i mituri në Tiranë, policia rrethon

Një djalë i mitur është paraqitur i plagosur me armë zjarri në ambientet e spitalit të Traumës rreth orës 20:30 të së enjtes.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se i mituri është plagosur me armë në Fushë-Mëzez në rrethana ende të paqarta.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që Shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Djali është pyetur rreth ngjarjes, por ka refuzuar të flasë, teksa babai i tij u shpreh se vetëm ka dëgjuar të shtënat dhe ka dalë menjëherë ku ka parë dhe të birin të plagosur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos