Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtoresha e AKKC-së nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për kanabisin mjekësor

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 15:42 | Kronikë

Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtoresha e AKKC-së

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabisit (AKKC), Linda Pustina, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’.

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se marrëveshja ka për qëllim shkëmbimin e informacionit në kuadër të kontrollit, inspektimit dhe monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannbis-it.

“Konkretisht, Prokuroria angazhohet të ofrojë informacion sipas nevojës për kandidatët dhe punonjësit e AKKC-së si dhe për punonjësit e subjekteve të licencuara/lejuara ku përfshihen pronarët/aksionarët, administratorët dhe punonjësit të cilët janë pjesë e procesit të verifikimit të kryer nga Agjencia.

Ndërkohë që Agjencia angazhohet të përcjellë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë lidhur me kërkesën për verifikimin e kandidatëve/punonjësve të Agjencisë dhe të subjekteve të licencuara/lejuara, të provave dhe ekspertizës teknike për hetime dhe ndjekje penale”, thuhet mes të tjerash në njoftim, shkruan A2 CNN.

Po ashtu bëhet me dije se për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, AKKC dhe Prokuroria do të krijojnë një Grup Koordinues të Përbashkët, i cili do të organizojë takime periodike për të shqyrtuar progresin dhe për të adresuar sfidat e mundshme në implementimin e angazhimeve të përbashkëta.

Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Drejtoresha e AKKC, Linda Pustina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ‘cannabis-in mjekësor e industrial’

Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabisit (AKKC), Znj. Linda Pustina nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për “Shkëmbim informacioni në kuadër të kontrollit, inspektimit dhe monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannbis-it”.

Palët angazhohen me këtë marrëveshje që të bashkëpunojnë në rastet e shkeljes së ligjit që lidhet me përdorimin e cannabis-it mjekësor, të shkëmbejnë informacion për veprimtaritë e paligjshme të lidhura me kultivimin, prodhimin, shpërndarjen dhe përdorimin e cannabis-it mjekësor si dhe të verifikojnë pasurinë e figurës së punonjësve të AKKC-së ose subjekteve të licencuara.

Konkretisht, Prokuroria angazhohet të ofrojë informacion sipas nevojës për kandidatët dhe punonjësit e AKKC-së si dhe për punonjësit e subjekteve të licencuara/lejuara ku përfshihen pronarët/aksionarët, administratorët dhe punonjësit të cilët janë pjesë e procesit të verifikimit të kryer nga Agjencia.

Ndërkohë që Agjencia angazhohet të përcjellë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e plotë lidhur me kërkesën për verifikimin e kandidatëve/punonjësve të Agjencisë dhe të subjekteve të licencuara/lejuara, të provave dhe ekspertizës teknike për hetime dhe ndjekje penale.

Për zbatimin efektiv të kësaj marrëveshjeje, AKKC dhe Prokuroria do të krijojnë një Grup Koordinues të Përbashkët, i cili do të organizojë takime periodike për të shqyrtuar progresin dhe për të adresuar sfidat e mundshme në implementimin e angazhimeve të përbashkëta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos