Zjarr në një banesë në Shtërmaj të Elbasanit, humb jetën një e moshuar

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 14:20 | Kronikë

Zjarr në një banesë në Shtërmaj të Elbasanit, humb

Një grua e moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që pushtoi banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shtërmaj të Elbasanit, shkruan A2.

Sipas policisë, “rreth orës 12:40, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm”.

“Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit”, shton njoftimi i policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos