Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në një nga lagjet kryesore të Tiranës.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi Gentian Krasniqi, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit, teksa motivet e plagosjes janë ende të paqarta.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)